Obama i shkruan klerikut të lartë shiit në Irak

Bagdad, 7 gusht – Presidenti amerikan Barack Obama i ka shkruar letër klerikut të lartë shiit të Irakut, ajatullahut të madh Ali al-Sistani, ka deklaruar një politikan i lartë shiit.
Obama ka siguruar al-Sistanin për angazhimin e fuqishëm amerikan në Irak dhe ka theksuar arsyet për zvogëlimin e pranisë ushtarake të SHBA-së në këtë vend, transmetojnë mediet amerikane.
Ky politikan ka shtuar se letra i është dorëzuar al-Sistanit nga një ndërmjetës irakian. Shtëpia e Bardhë dhe përfaqësuesi i al-Sistanit kanë refuzuar të komentojnë këto pohime.
Shumica e irakianëve shiitë e ndjekin al-Sistanin, i cili nuk ka pranuar asnjë zyrtar amerikan që nga fillimi i invazionit të SHBA-së në Irak në vitin 2003.