Përmbytjet përfshijnë edhe jugun e Pakistanit

Islamabad, 7 gusht – Pakistani ka lëshuar alarmin e kuq pasi që përmbytjet që shkatërruan zonat veriore kanë përfshirë edhe provincën Sindh në jug.
Autoritetet kanë evakuuar mbi gjysmë milionë njerëz që jetojnë afër lumit Indus, pasi që qindra fshatra janë përmbytur nga uji.
Përmbytjet më të mëdha në rajon për 80 vjet kanë vrarë së paku 1 600 persona dhe kanë prekur rreth 12 milionë të tjerë.
Ndërkohë, siç raporton BBC, presidenti pakistanez Asif Ali Zardari ka kundërshtuar kritikat se ai duhet të kthehet nga udhëtimi zyrtar jashtë vendit.