E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten katër policë irakianë

Bagdad, 7 gusht – Autoritetet irakianë njoftuan vrasjen e katër policëve gjatë shkëmbimit të zjarrit natën e djeshme, në atë që duket se ishte punëtori për krijimin e bombave në perëndim të Bagdadit.

Zyrtarët policorë të Bagdadit deklaruan sot për AP se kishin sulmuar një shtëpi të dyshuar në lagjen Saidiya, të banuar kryesisht nga sunitët.

Persona të armatosur hapën zjarr mbi forcat e sigurisë dhe shkëmbimi i zjarrit zgjati deri në agim, para se ekstremistët të iknin nga një derë e pasme.

Zyrtarët njoftuan se edhe gjashtë policë dhe pesë banorë janë plagosur në përleshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›