E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon bashkëpunim politik

Ai bëri thirrje për aksion në shkurtimin e deficitit dhe për të përmbushur sfidat nga konkurruesit e rinj, të tillë si Kina dhe India.

Obama theksoi se tashmë SHBA-të janë në progres pas “recensionit më të keq që shumë amerikanë kanë parë ndonjëherë”.

Në ndryshim nga tradita, shumë demokratë dhe republikanë janë ulur bashkë për të dëgjuar fjalimin e Presidentit Obama.

Obama e filloi fjalimin e tij duke nderuar kongresisten e plagosur rëndë nga një atentat në Arizona, ku theksoi se atentati kujtoi amerikanët se “kanë shpresa dhe besime të përbashkëta”.

“Ajo çka është me rëndësi në politikën amerikane nuk është se kush i fiton zgjedhjet e ardhshme, po vetëm se si mund të çohet përpara ekonomia dhe të krijohen vende të reja pune”, tha Obama.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-26 10:15
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›