E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeqo: Rekord prodhimi të energjisë, furnizimi i sigurt

Deklarata u bë nga drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo, gjatë një takimi me donatorë në Tiranë, ku i ka ftuar këta të fundit për investime.

Sipas Zeqos, prodhimi i energjisë elektrike që vitit të shkuar i rrit në mënyrë të ndjeshme duke shënuar shifra rekord prej 7600 GWh.   Fitimi i realizuar-vijoi ai- ishte 91 % më i lartë se ai i planifikuar ose 4 herë më i madh se një vit më parë dhe njëkohësisht sipas tij, shpenzimet u ulën me 2.7 miliardë lekë. "Gjatë vitit 2010 KESH-i arriti të shlyejë të gjitha borxhet ndaj institucioneve të huaja dhe shtetit si dhe shumicën e kredive ndaj bankave duke i reduktuar nga 147 milionë euro në 66 milionë euro nivelin e borxhit”, tha kreu i KESH.

Duke paraqitur perspektivat për të ardhmen, drejtues i Korporatës Energjetike, tha se prioritet kryesor mbeten investimet dhe rritja e prodhimit të energjisë elektrike. Gjithashtu, do të ndërtohen tha ai edhe dy linja të reja të reja të intekoneksionit, projekte këto që do të rrisin sigurinë e furnizimit me energji elektrike./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-26 12:15
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›