E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Egjipt, policia shpërndan turmat

Mijëra persona janë bashkuar në protesta në Kairo dhe katër qytete të tjerë të mëdhenj, të frymëzuar nga protestat në Tunizi, duke paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë dhe deri në largimin e Hosni Mubarakut.

Tre persona humbën jetën gjatë “ditës së revoltës” të mbajtur të martën, për të cilën qeveria fajësoi një lëvizje të ndaluar opozitare.

Disa protestues filluan të mblidhen përsëri mëngjesin e së mërkurës në qendër të Kajros.

Por, nuk shikohen forca të mëdha police si në rastet kur paralajmërohen protesta, thotë korrespondenti i BBC-së në Kajro, Xhon Leyne.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-26 10:29
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›