Konstandin Xhuvani sërish përballet me gjyqin

Bëhet fjalë për Konstandin Xhuvanit, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani.
Gjyqi ndaj tij nisi dje në gjykatë, ku ishte i pranishëm vetëm avokati mbrojtës, i cili kërkoi gjykim të përshpejtuar. Kërkesa u pranua nga trupi gjykues, çka do të thotë se gjyqi i tij do të përfundojë më shpejt seç ndodh zakonisht si dhe përfiton ulje dënimi, nëse do të dënohej me burgim për këtë çështje. Masa e dënimit shkaktoi reagime të forta nga Ministria e Drejtësisë, e cila përgatiti edhe një raport për këtë çështje.
Ngjarja ndodhi në shkurt të këtij viti në Tiranë në afërsi të Qytetit Studenti, ku mbeti i vdekur shtetasi Alfred Musabelliu. Xhuvani u dënua me dy vite burg me akuzën e “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe me një vit burg, për “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Xhuvani Gjykata i caktoi dënimin me 3 vjet burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në dy vjet heqje lirie. I riu u vetëdorëzua pas disa muajsh arrati, ndërkohë që prokuroria e konsideroi vrasjen e ndodhur si të kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, duke minimizuar në dy vjet dënimin që duhet të vuajë Kostandin Xhuvani. Ministria e Drejtësisë nga ana tjetër, ka kërkuar hetim për dosjen dhe mënyrën e gjykimit. /Start/
2012-01-25 09:01