E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kërkon masa më të ashpra ekonomike

Presidenti amerikan, Barak Obama, u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë për ndërmarrjen e masave më të ashpra ndaj krizës ekonomike. Obama pas takimit me Ministrin e Financave, Timoti Gajtner, ka deklaruar se përpjekjet amerikane për përfundimin e recesionit nuk mund të kenë sukses pa një koordinim ndërkombëtar. "Ne mund të bëjmë punë të shkëlqyeshme në shtëpi me masat që do t'i ndërmarrim, por nëse vazhdon përkeqësimi i ekonomisë botërore, kjo do të sjellë mossuksesin", ka thënë Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›