Aktoret e Teatrit te Shkupit, deklarate kunder drejtorit

Shkup, 9 shkurt, 09:02, NOA - Të befasuar nga ndërprerja e kontratave të punës pa kurrfarë sqarimi dhe argumenti të besueshëm, indinjata e aktorëve nga Kumanova u bë edhe më e madhe pas deklaratave të drejtorit të teatrit të Shkupit mbi këtë çështje.
Ja disa pjesë nga deklarata e aktorëve të indinjuar:
“Drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Adem Karaga, del me deklarata se neve edhe pse na është ndërprerë kontrata, prapë se prapë do të jemi të angazhuar me honorare në shfaqjet e përcaktuara në programin e teatrit, deklaratë që bie ndesh me veprimet e tij dhe me fjalët e tij.
Z.drejtor, ju bini në kundërthënie me vetveten kur shprehni “gadishmëri” për të na angazhuar me honorare e menjëherë pastaj deklaroni: ”Aktorëve të cilëve nuk iu vazhdua kontrata, sigurisht që nuk janë në përputhje me interesat e programit”
Kjo dëshmon se që në fillim të përpilimit të programit të teatrit ne jemi të përjashtuar nga mundësia për të qenë të paraparë në realizimin e këtij programi.
Më tej, shtoni duke thënë “U ka mbetur që të presin vullnetin e regjisorëve” duke harruar se ëka keni thënë pak më herët se ”ktorëve, që nuk u vazhdua kontrata sigurisht se nuk janë në përputhje me interesat e programit” A do të thotë kjo se kërkesat e regjisorëve për aktorët do të dirigjohen nga vetë ju si drejtor – deja vu?
Eshtë fakt se kemi mbajtur komplet repertorin e mëparshm, së paku kemi punuar e nuk e kemi marrë pagën duke fjetur në shtëpi, tani ju ndërpritni me plot kënaqësi të gjithë repertorin e dy viteve të mëparshme vetëm pse ne jemi pjesë e atij repertori.
Eshtë hera e dytë që ju si drejtor ktheheni edhe shkelni mbi krijuesit Kumanovarë, herën e parë nuk e kishit kënaqësinë të na largoni nga vendi i punës sepse nuk ishim aty, plus asaj gjatë mandatit tuaj 4 vjeçar as që na dhatë hapësirë për t’u angazhuar në ndonjë shfaqje, jeni të dëshmuar në këtë punë.
Ju më tej theksoni ”Ata, e kishin një herë mundesinë të punojnë këtu, pse mos ta kenë mundësinë edhe të tjerët”, mirë që pranoni se ne paskemi pasur rastin “një herë” të punojmë, paskemi punuar një herë edhe aq më nuk kemi nevojë më.
Nuk kemi asgjë kundër kolegëve të tjerë, edhe ata duhet të punojnë. Sipas teorisë tuaj të famshme “një herë”, që të mos i bie se jeni demagog, është mirë që edhe ju të lironi vendin tuaj të punës e të punojë ndokush që nuk ka punuar deri më sot apo do të bëni taktizime deri sa të merni vendim pune në teatër si aktorë.
Të pyesim pasi ky është mandati i dytë i juaji” ...
“Derisa maqedonasit hapin teatro të reja, rrënojnë objektet e teatrove te vjetra duke i zëvendësuar me objekte të reja dhe komforte ku në to integrojnë artistët e tyre, juve kjo nuk ju pengon.
Ata për artistët e tyre bëjne plane, projekte integruese dhe kombëtare ndërsa ju mireni me përcaktime se këtë vit këta aktorë do të luajnë e vitin tjetër të shohim- del në pah se ju beni politikë dezintegruese, anakronike, antikombëtare, antiartistike dhe funksioni juaj si drejtor bie në ujë. Politika që jeni duke bërë ju si drejtor çon ujin në vend të gabuar ...” vijon deklarata e aktorëve të teatrit.