Obama kritikon Romney’n

Një ditë pas paraqitjes së dobët në debatin televiziv, presidenti amerikan , Barack Obama, sulmoi konkurrentin e tij për president, kandidatin republikan, Mitt Romney, ndërkohë që shtabi zgjedhor i Obamës njoftoi se ka nxjerrë mësimin e duhur nga përballja e së mërkurës.
Gjatë një tubimi në Madison (Wisconsin), Obama nënvizoi se, gjatë përballjes me Romney’n, ky i fundit nuk e tha të vërtetën.
"Kur dola në skenë, aty takova një njeri të sinqertë, i cili thoshte se është Mitt Romney”, tha Obama. “Por, ai s’mund të ishte Mitt Romney, sepse Mitt Romney i vërtetë tash një vit po vrapon në gjithë shtetin, duke premtuar pesë bilionë dollarë lehtësime për më të pasurit. E, njeriu në skenë thoshte se s’di gjë për këtë punë”, shtoi presidenti aktual amerikan.