E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huazimi e përmirësoi Coutinhon

Ylli i ri i Interit, Philippe Coutinho beson se është bërë futbollist më i mirë pas periudhës gjashtëmujore të huazimit në Espanyol sezonin e kaluar.

Braziliani iu bashkua skuadrës katalane në janar pasi nuk zinte vend në skuadrën e Claudio Ranierit. Por, Coutinho shënoi pesë gola në 16 paraqitje për Espanyolin para rikthimit në Giuseppe Meazza gjatë verës me kërkesë të trajnerit të ri Andrea Stramaccioni.

“Huazimi në Spanjë më ka bërë mirë dhe rikthimi në skuadër ku kam gjetur përkrahjen e trajnerit Stramaccioni më ka shtuar vetëbesimin”, deklaroi 20 vjeçari për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›