Obama “kukull” varet në Xhorxhia
XHORXHIA- Një kukull që përfaqësonte presidentin amerikan Barak Obama është gjetur e varur në Xhorxhia, në qytetin e ish presidentit amerikan Xhimi Karter. Shërbimi sekret amerikan po heton këtë ngjarje që konsiderohet fyese për presidentin amerikan Pamjet janë dhënë në televizionin ëalb-tv. Kukulla e gjatë e zezë varet në një ndërtesë e kapur nga hunda. Në pankartën poshtë saj shkruhet me të bardhë dhe blu: “shtëpia e Xhimi Karter presidenti ynë i vitit 39”. Një dëshmitar tha se kukulla kishte dhe shënim në trup me emrin e Barak Obamës. Në Uashington shërbimi serket konfirmoi se ka nisur hetim për të gjetur autorët e këtij akti. Në fakt në SHBA respektohet liria e mendimit dhe e shprehjes, por këto veprime janë fyese për presidentin amerikan. Pak ditë më parë u botua dhe nje foto montazh ku presidenti amerikan Barak Obama shfaqej duke i pastruar këpucët ish kandidates për nënpresidente, republikania Sara Pejlin. Imazhe të tilla fyese qarkulluan me shumicë para zgjedhjes së presidentit Obama, gjatë fushatës presidenciale.(m.a/News24/BalkanWeb)