E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, MPJ: Tadic asnjë kërkesë për vizitë

PRISHTINE- Presidenti serb, Boris Tadi, ka shprehur dëshirën që të vizitojë Kosovën më 7 janar, për nder të Kërshëndellave Ortodokse. Mediat serbe thonë se Tadic ka kërkuar leje për vizitën tek autoritetet ndërkombëtare, të cilat, më pas, kërkesën thuhet se ua kanë përcjellë institucioneve kosovare. Por, në adresë të institucioneve nuk ka arritur një kërkesë e tillë. Të paktën kështu thonë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Zëdhënësja e MPJ-së, Albana Beqiri, thotë se deri më tash nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga zyrtarët serbë. Zyrtarë të institucioneve të Kosovës nuk janë kundër vizitës së presidentit serb, Boris Tadic, po qe se ai përmbahet nga dhënia e deklaratave politike në Kosovë. Zëdhënësi i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, thotë se Tadic nuk duhet të japë deklarata që nxisin reagime. Presidenti serb ka qëndruar për herë të fundit në Kosovë më 17 prill të vitit 2009. Ai pati vizituar Manastirin e Deçanit me rastin e ditës së Pashkëve Ortodokse. Ai pati hyrë në Kosovë pas një kërkesë që i kishte bërë Zyrës së Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Piter Feith, dhe me miratimin e institucioneve qendrore në Kosovë. Megjithatë, këto të fundit patën tërhequr vërejtjen se nëse presidenti i Serbisë bën çfarëdo deklarimi politik, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atij do t’i ndalohet hyrja në Kosovë në të ardhmen, qoftë në kapacitet privat apo zyrtar. Sido që të jetë, autoritetet e rendit kanë bërë të ditur se nëse institucionet e Kosovës lejojnë vizitën e Tadicit, do të ofrojnë siguri. Pa një leje të tillë, atij nuk do t’i lejohet. hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›