Obama, letër Berishës: Pres të punoj me ju
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama i ka dërguar një letër falë-nderuese kryeministrit, Sali Berisha pas urimit të kreut të qeverisë shqiptare për kreun e shtëpisë së bardhë pas inaugurimit si Presidnet në 20 janar. Sipas zëdhënëses së kryeministrit Berisha, Juela Meçani, Presidenti Obama shkruan në letrën e tij “I dashur zoti Kryeministër! u falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inagurimit tim. Me marrjen e detyrës dhe të përgjegjësive si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë çmoj shumë fjalët tuaja të inkurajimit. Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme”