E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria, kaos me kthimin e pronave

 

Partia Socialiste kritikon qëndrimin e qeverisë në procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave si çështje kyçe në vendin tonë. Deputeti Socialist, Alfred Dalipi tha dje në një konferencë për shtyp se “edhe pas votimit të djeshëm pronat mbeten një çështje kyçe për të realizuar një ekonomi tregu funksionale në Shqipëri, kusht themelor që lidhet jo vetëm me integrimin në BE, zhvillimin ekonomik të vendit por dhe për zgjidhjen e konflikteve në shoqërinë tonë”. Dalipi akuzoi kryeministrin Berisha se nuk ka realizuar premtimet e vitit 2005 për pronat. “Gjatë këtyre viteve karakteristike kanë qenë anarkia, zvarritja e procesit pafundësisht dhe mungesa e transparencës, stërlodhja e pronarëve me një mal dokumentesh që ndryshojnë nga dita në ditë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›