E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mbron “Made In USA”

Presidenti amerikan, Barack Obama, i deklaroi luftë të hapur atyre që pengojnë logon “Made In USA”. Presidenti foli si për ndërmarrjet amerikane, të cilat delokalizojnë në vend që të krijojnë vende pune në SHBA, ashtu edhe për vendet si Kina, të cilat pengojnë eksportet amerikane me anë të praktikave tregtare jo të ndershme.

Obama mbajti fjalim përpara punëtorëve nga impianti i ri i Boeing në Everett, pranë Seattle në shtetin e Washingtonit.

“Nëse konkurrentët tanë tregtarë nuk do të respektojnë rregullat, ne nuk do të rrimë duarkryq” ka premtuar Obama.

Kjo deklaratë ka ardhur edhe si përgjigje ndaj kritikëve të tij nga radhët e Partisë Republikane, të cilët e akuzojnë për dobësi në lidhje me Kinën.

Obama qortoi edhe një herë ndërmarrjet amerikane, të cilat vazhdojnë të investojnë në vende të tjera në këtë moment të vështirë.

“E gjithë kjo po bëhet në momentin kur në Amerikë shumë persona kanë nevojë për punë dhe kjo është e papranueshme”, tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›