E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama më i preferuar se Romney

Presideti i SHBA-së, Barack Obama do të fitonte kundër rivalit të mundshëm republikan, Mitt Romney, nëse zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbaheshin sot, tregoi hulumtimi i opinionit publik, i bërë nga gazeta "Washington Post" dhe televizioni ABC.

Obama do të fitonte 51 për qind të mbështetjes, ndërsa Romney 44 për qind.

Përveç kësaj, 64 për qind e të anketuarve e konsiderojnë Obamën si "më miqësor dhe më simpatik", përkundër vetëm 26 për qind të cilët u deklaruan këtë për kandidatin republikan.

Obama kryeson para rivalit të tij të mundshëm në zgjedhjet në nëntor, si më i aftë për t'u përballur me një sërë problemesh: të drejtat e grave (53 për qind për Obamën, 34 për qind për Romneyn), çështjet ndërkombëtare (53 për qind - 36 për qind) dhe mbrojtja e klasës së mesme (49 përkundër 39 për qind).

Ai konsiderohet edhe si kandidat më i mirë i cili "i kupton problemet ekonomike" të amerikanëve (49 përkundër 37 për qind). Epërsia e Obamës është më e vogël tek mbështetja për ndërmarrjet e vogla (47 përkundër 45 për qind) dhe krijimi i vendeve të reja të punës (46 përkundër 43 për qind).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›