E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breno akuzohet për zjarrvënie

Breno, mbrojtës i Bayern Munichut, akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Prokuroria e Munichut e ka gjetur futbollistin fajtor për vënien e flakës me qëllim në shtëpinë në të cilën po banonte.

Nëse del fajtor, ai rrezikon deri në 15 vjet burg. Ndër të tjera, ai duhet t’i paguajë dëmet, një milion euro për shtëpinë dhe rreth 5 mijë euro për garazhin, e cila gjendej afër shtëpisë. Breno, 22 vjeç, i kishte kaluar 12 ditë në burg, ndërsa është liruar me kusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›