Obama me pak taksa se sekretarja e tij

Shtëpia e Bardhë ka kohë që shpjegon se reformimi i sistemit fiskal ka të bëjë me faktin që të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa se ata që kanë të ardhura nën mesatare. Por nga ana tjetër sekretarja e presdientit amerikan, Barak Obama, ka paguar më shumë taksa se vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Shtëpia e Bardhë duke theksuar se kuota fiskale që i është imponuar, Anita Brekenrixh është më e lartë se ajo e Obamës, rreth 20. 5 për qind. Po sipas të dhënave që dalin nga Shtëpia e Bardhë sekretarja fiton rreth 95 mijë dollarë në vit. Por kjo deklaratë publike nuk është e paqëllimshem. Me anë të këtyre të dhënave, presidenti amerikan ka bërë të ditur se nuk është e drejtë që sekretarja e tij të paguajë më shumë taksa se vetë ai, duke pasur parasysh dhe ndryshimin e madh ndërmjet të ardhurave të të dyve.