E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operohet mbreti i Spanjes Huan Carlos

Pallati Mbretëror në Spanjë ka bërë një deklaratë publike ku thuhej se Mbreti i Spanjës i është nënshtruar një operacioni pas tre frakturave të pësuara si pasojë e artritit. Ky është operacioni i katërt në dy vjet për mbretin 74 vjecar. Një javë më parë nipi 13 vjeçar i mbretit ishte në spital pasi i qëlloi këmbës së tij aksidentalisht. Mjekët kanë saktësuar se operacioni ishte i suksesshëm dhe se një rrëzim i mëparshëm i mbretit në Botsuana ishte pa pasoja. Por mediat spanjolle shkruajnë se mbreti ka qene duke gjuajtur elefantë në momentin e rrëzimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›