E Diel, 1 Nëntor 2026

Militantet sulmojne Kabulin

Militantët në kryqytetin afgan kanë marrë përsipër aëtqë nga policia është konsideruar si një numër i koordinuar sulmesh. Shpërthime të shumta dhe të shtëna armësh janë dëgjuar në qendër të Kabulit, ku janë vendosur dhe pjesa më e madhe e ambasadave nëdërkombëtare. Ka pasur shpërthime gjithashtu edhe praën ndërtesës së parlamentit në perëndim të kryeqytetit, ku forcat e sigurisë raportojnë se kanë vrarë të paktën 6 militantë. Kanë qenë të paktën shtatë shpërthimet e ndodhura ën Kabul, por dhe shumë të shtëna armësh në zonën e barrikadave. Banorët kanë vrapuar të fshihen për tu mbrojtur nga sulmet. Dëshmitarët por edhe zëdhënësi I parlamentit kanë treguar se sulme me raketa kanë ndodhur në drejtim të parlamentit dhe të ambasadës ruse. Por njëkohësisht janë parë dhe re tymi që vinin nga ambasada gjermane. Agjencia franceze e lajmeve ka raportuar se dhe Hoteli I sapo ndërtuar në Kabul ka marrë zjarr. Ndërkohë nëpunësit e ambasadës amerikane janë këshilluar që të mbrohem. Gjithashtu ka pasur dhe sulme kamikaze në qendër të qytetit lindor Jalalabad. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë nëse ka pasur viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›