E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përplasen makinat, një person i vdekur

Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e  quajtur Kthesa e Kamzës, ku një makinë e tipit “Porsche” si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën ka qenë duke ecur, ka përplasur nga pas një makinë tip “Fiat”, duke lënë të vdekur pasagjerin e kësaj makina.

Policia tha se viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes së fortë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti, dhe gjetjen e përgjegjësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›