Obama, mesazh për përforcimin e lidhjeve me botën islame
Obama mesazhin e tij e kishte filluar me fjalët "Selam Alejkum", si dhe rikujtoi se vitin e shkuar i kishte bërë botës islame një thirrje për një fillim të ri dhe tërhoqi vëmendjen në punimet e bëra në këtë kontekst. Obama bëri të ditur se në mënyrë për të thelluar marrëdhëniet e tij me botën islame, kishte zgjedhur si përfaqësues të posaçëm të Organizatës së Konferencës Islamike, punonjësin e Shtëpisë së Bardhë, Reshad Hysejnin.