Zvicer/ Nis votimi per zgjedhjet parlamentare
Qendrat e votimit që u hapën sot në mëngjes në Zvicër për zgjedhjet, nga të cilat do të rinovohen dy dhomat e parlamentit federal për një mandat katërvjeçar, do të mbyllen në orën 12:00 në të gjithë vendin.
Shumica e zviceranëve, të cilët votojnë disa herë në vit në referendume të shumtë, kanë votuar me postë gjatë dy apo tre javëve më parë.
Sikurse edhe në zgjedhjet e vitit 2007, e panjohura kryesore është rezultati i Unionit Demokratik të Qendrës (UDC), parti e djathtë populiste, që është bërë formacioni i parë në vend pas zgjedhjeve të vitit 2003, kur mori 26,6 për qind të votave dhe 28,9 për qind katër vjet më parë.
Tashmë, çështja është të mësohet nëse partia do të arrijë të kapërcejë pragun 30 për qind, duke vazhduar progresin në një elektorat të ndjeshëm ndaj temave si siguria, imigracioni apo antieuropianizmi.
Tema kryesore e saj, imigracioni, ka qënë objekt fushate tronditëse prej disa muajsh, me pankarta ku shfaqeshin këmbët e një turme me ngjyrë duke ecur e sigurt mbi një tokë të kuqe me kryqë të bardhë zvcieranë, me slogani : "Stop imigracionit masiv".
Në Zvicër, Këshilli Kombëtar (deputetët), që përfaqëson popullin, ka 200 anëtarë. Çdo kanton ka një numër përfaqësuesish në proporcion me numrin e popullsisë. Këshilli i Shtetit (senatorët), i quajtur edhe Dhoma e Kantoneve, ka gjithsej 46 vende, dy për kanton, me përjashtim të gjysmë kantoneve që kanë vetëm një.
Trupa elektorale zvicerane përbëhet nga pak më shumë se pesë milionë qytetarë nga afro 7,7 milionë banorë.