Pinari-Delijorgji, "loja" me fishekët
Municionet që demontoheshin
në fabrikën
e Gërdecit nuk
ishin vetëm stoqe,
por edhe municione në gjendje
shumë të mirë. Repartet ushtarake
kanë falsifikuar mbishkrimet
e arkave të fishekëve, duke i paraqitur
në Gërdec si municione të
vjetra dhe jo municione në gjendje
të mirë. Pasi "shiteshin" nga repartet
ushtarake, ato përfundonin
nën administrimin e shoqërisë
"Sac-Albademil" dhe më pas vendosej
nëse do të demontoheshin
apo do të ricikloheshin. Për shitjen
e municioneve, Prokuroria e
Përgjithshme deklaron se ka një
hetim paralel dhe do të presë
përgjigjet e disa letër-porosive në
disa shtete. Ndërsa në lidhje me
demontimin e municioneve "të
mira", prokuroria ka ngritur akuzë
për disa komandantë të reparteve
ushtarake që kanë falsifikuar
mbishkrimet e arkave të municioneve.
Nga të dhënat e prokurorisë
rezulton se municionet (fishekët)
bliheshin me një çmim të lirë,
rreth 0.2 lekë, prej MEICO-s. Kompania
e shit-blerjeve të municioneve
kishte kontraktuar shoqërinë
"Sac-Albademil" për demontimin
e municioneve. Pasi
çaktivizoheshin, nxirrej tunxhi nga
predha, që kishte përbërje plumbi.
Të gjitha pjesët shiteshin "me
kile", duke "pasuruar" kompaninë
e Mihal Delijorgjit, i arrestuar pas
tragjedisë së Gërdecit.
Municionet
Prokuroria e Përgjithshme deklaron
se nga verifikimet paraprake
ka rezultuar që municioni i
cili dërgohej në fabrikën e demontimit
në fshatin Gërdec, në periferi
të Tiranës, merrej nga disa reparte
ushtarake në Shqipëri. Kryesisht
armatimi vinte në fabrikë nga repartet
ushtarake në Durrës, Vlorë
dhe Berat. Por nga hyrje-daljet e
municioneve ka rezultuar se është
marrë armatim nga e gjithë Shqipëria.
Sipas ligjit për demontimin
e municioneve të hartuar
nga Ministria e Mbrojtjes, para
tragjedisë së Gërdecit, kompania
"Sac-Albademil" duhet të demontonte
municionet e vjetra që kishte
ushtria shqiptare, të cilat përbënin
rrezik për popullsinë. Por, në
fakt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Hetuesit kanë të dhëna se disa nga
komandantët e ushtrisë "urdhëronin" ushtarët që të falsifikonin arkat
me municion. Më pas këto municione
dërgoheshin në fabrikë
dhe zyrtarisht ka të dhëna se ato
demontoheshin.
Por fakte të tjera
kanë rezultuar se armatimi nuk
demontohej, por riciklohej dhe
"trafikohej" drejt Afganistanit.
Gjithsesi, faktet e prokurorisë shqiptare
flasin për një vepër penale
të ushtarakëve që kanë kryer këto
procedura dhe ata do të merren të
pandehur. Ndaj tyre do të rëndojnë
dy akuza: falsifikim dhe
shpërdorim detyre, sipas Kodit
Penal Ushtarak.
Moisiu: Gërdeci? Hetimi ende te bishtat e fajtorëve
Ish-presidenti akuzon Kryeministrin Berisha për tragjedinë që mori jetët e 26 personave
Alfred Moisiu akuzoi dje publikisht
Kryeministrin Sali Berisha si
përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit,
ku gjetën vdekjen 26 persona dhe
u plagosën mbi 300 të tjerë. Në një prononcim
për median, ish-kreu i shtetit vlerësoi
se hetimet e organit të akuzës për
tragjedinë janë ende te bishtat, ndërsa
janë humbur gjurmët e përgjegjësve të
vërtetë. "Gërdeci ka qenë krim i lartë shtetëror
dhe aspak nuk ka të bëjë me ushtrinë.
Faji që duan t‘ia hedhin ushtrisë
është për të futur në valle sa më shumë
njerëz që të shpërndahet përgjegjësia",
theksoi Moisiu. Ai sqaroi se kalimi i demontimit
të municioneve nga udhëzimet
ushtarake në duart e privatëve
bëhet për qëllime të qarta të përfitimit
ekonomik të personave që ishin në krye
të ushtrisë dhe të qeverisë. Moisiu nuk
hezitoi ta cilësonte këtë si një turp për
politikën shqiptare. "Kryeministri ka
përgjegjësinë e tij, kjo nuk diskutohet.
Prokuroria duhet inkurajuar dhe
mbështetur, por duhet të flasin krerët
përgjegjës, nënvizoi Moisiu. Ai shtoi se
prokuroria nuk duhet fajësuar, por
inkurajuar, pasi puna e saj është thelbësore
dhe vetëm kështu do të ngjallet
besimi te drejtësia. Sakaq, Moisiu nuk
harron të shprehë shqetësimin se faji i
ushtrisë në atë çka ndodhi ishte "se nuk
ngriti zërin për rrezikun, dhe se uniformat
bëhen gjithmonë viktima të politikës".
I pyetur për procesin e ardhshëm
zgjedhor, ai konstatoi se "pavarësisht
nga mendimi dhe nevoja për të bërë akrobacira
në zgjedhje, duke marrë shkas
nga zgjedhjet e 2005-ës, ku rrotacioni u
bë në formë paqësore. Ashtu siç kanë
vlerësuar edhe analistët, duhen dy rrotacione
paqësore për të pasur një shtet
të pjekur. Në qoftë se ne do dështojmë
në këtë, kjo do të jetë një ‘97-të e dytë",
paralajmëroi Moisiu. Sa i takon argumentit
të ligjit të lustracionit, Moisiu insistoi
se qëllimi i vetëm i kësaj nisme
është të "tulasë" drejtësinë. D.M.
Fabrikat
Krahas fabrikës së Gërdecit,
prokuroria ka zbuluar se Mihal Delijorgji
është "ndihmuar" nga disa
uzina të demontimit të municioneve,
ajo e Gramshit dhe Poliçanit.
Në këto uzina kompania "Albademil"
dërgonte predha të artilerisë
së rëndë për demontim. Në fund të
procesit, "Albademil" përfitonte
tunxhin dhe pjesët e plumbit që
kishin predhat. Ndërsa ushtria përfitonte
një pjesë shumë të vogël,
duke mbetur "duar bosh" për shkak
të neglizhencës së drejtuesve.
Dy ditë më parë organi i akuzës deklaroi
se firma private e drejtuar nga
Delijorgji, nën ryshfetin e majmë,
ka demontuar disa armatime në
këto fabrika, duke "paguar" një
shumë të vogël. Por mësohet se
drejtorët e këtyre uzinave mund të
kenë marrë "urdhër" për lejimin e
aktivitetit nga "Albademil". Gjithsesi,
faktet dhe provat e mbledhura
nga organi i akuzës do të verifikohen
në gjyqin që do të zhvillohet në
Gjykatën e Lartë.
në fabrikën
e Gërdecit nuk
ishin vetëm stoqe,
por edhe municione në gjendje
shumë të mirë. Repartet ushtarake
kanë falsifikuar mbishkrimet
e arkave të fishekëve, duke i paraqitur
në Gërdec si municione të
vjetra dhe jo municione në gjendje
të mirë. Pasi "shiteshin" nga repartet
ushtarake, ato përfundonin
nën administrimin e shoqërisë
"Sac-Albademil" dhe më pas vendosej
nëse do të demontoheshin
apo do të ricikloheshin. Për shitjen
e municioneve, Prokuroria e
Përgjithshme deklaron se ka një
hetim paralel dhe do të presë
përgjigjet e disa letër-porosive në
disa shtete. Ndërsa në lidhje me
demontimin e municioneve "të
mira", prokuroria ka ngritur akuzë
për disa komandantë të reparteve
ushtarake që kanë falsifikuar
mbishkrimet e arkave të municioneve.
Nga të dhënat e prokurorisë
rezulton se municionet (fishekët)
bliheshin me një çmim të lirë,
rreth 0.2 lekë, prej MEICO-s. Kompania
e shit-blerjeve të municioneve
kishte kontraktuar shoqërinë
"Sac-Albademil" për demontimin
e municioneve. Pasi
çaktivizoheshin, nxirrej tunxhi nga
predha, që kishte përbërje plumbi.
Të gjitha pjesët shiteshin "me
kile", duke "pasuruar" kompaninë
e Mihal Delijorgjit, i arrestuar pas
tragjedisë së Gërdecit.
Municionet
Prokuroria e Përgjithshme deklaron
se nga verifikimet paraprake
ka rezultuar që municioni i
cili dërgohej në fabrikën e demontimit
në fshatin Gërdec, në periferi
të Tiranës, merrej nga disa reparte
ushtarake në Shqipëri. Kryesisht
armatimi vinte në fabrikë nga repartet
ushtarake në Durrës, Vlorë
dhe Berat. Por nga hyrje-daljet e
municioneve ka rezultuar se është
marrë armatim nga e gjithë Shqipëria.
Sipas ligjit për demontimin
e municioneve të hartuar
nga Ministria e Mbrojtjes, para
tragjedisë së Gërdecit, kompania
"Sac-Albademil" duhet të demontonte
municionet e vjetra që kishte
ushtria shqiptare, të cilat përbënin
rrezik për popullsinë. Por, në
fakt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Hetuesit kanë të dhëna se disa nga
komandantët e ushtrisë "urdhëronin" ushtarët që të falsifikonin arkat
me municion. Më pas këto municione
dërgoheshin në fabrikë
dhe zyrtarisht ka të dhëna se ato
demontoheshin.
Por fakte të tjera
kanë rezultuar se armatimi nuk
demontohej, por riciklohej dhe
"trafikohej" drejt Afganistanit.
Gjithsesi, faktet e prokurorisë shqiptare
flasin për një vepër penale
të ushtarakëve që kanë kryer këto
procedura dhe ata do të merren të
pandehur. Ndaj tyre do të rëndojnë
dy akuza: falsifikim dhe
shpërdorim detyre, sipas Kodit
Penal Ushtarak.
Moisiu: Gërdeci? Hetimi ende te bishtat e fajtorëve
Ish-presidenti akuzon Kryeministrin Berisha për tragjedinë që mori jetët e 26 personave
Alfred Moisiu akuzoi dje publikisht
Kryeministrin Sali Berisha si
përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit,
ku gjetën vdekjen 26 persona dhe
u plagosën mbi 300 të tjerë. Në një prononcim
për median, ish-kreu i shtetit vlerësoi
se hetimet e organit të akuzës për
tragjedinë janë ende te bishtat, ndërsa
janë humbur gjurmët e përgjegjësve të
vërtetë. "Gërdeci ka qenë krim i lartë shtetëror
dhe aspak nuk ka të bëjë me ushtrinë.
Faji që duan t‘ia hedhin ushtrisë
është për të futur në valle sa më shumë
njerëz që të shpërndahet përgjegjësia",
theksoi Moisiu. Ai sqaroi se kalimi i demontimit
të municioneve nga udhëzimet
ushtarake në duart e privatëve
bëhet për qëllime të qarta të përfitimit
ekonomik të personave që ishin në krye
të ushtrisë dhe të qeverisë. Moisiu nuk
hezitoi ta cilësonte këtë si një turp për
politikën shqiptare. "Kryeministri ka
përgjegjësinë e tij, kjo nuk diskutohet.
Prokuroria duhet inkurajuar dhe
mbështetur, por duhet të flasin krerët
përgjegjës, nënvizoi Moisiu. Ai shtoi se
prokuroria nuk duhet fajësuar, por
inkurajuar, pasi puna e saj është thelbësore
dhe vetëm kështu do të ngjallet
besimi te drejtësia. Sakaq, Moisiu nuk
harron të shprehë shqetësimin se faji i
ushtrisë në atë çka ndodhi ishte "se nuk
ngriti zërin për rrezikun, dhe se uniformat
bëhen gjithmonë viktima të politikës".
I pyetur për procesin e ardhshëm
zgjedhor, ai konstatoi se "pavarësisht
nga mendimi dhe nevoja për të bërë akrobacira
në zgjedhje, duke marrë shkas
nga zgjedhjet e 2005-ës, ku rrotacioni u
bë në formë paqësore. Ashtu siç kanë
vlerësuar edhe analistët, duhen dy rrotacione
paqësore për të pasur një shtet
të pjekur. Në qoftë se ne do dështojmë
në këtë, kjo do të jetë një ‘97-të e dytë",
paralajmëroi Moisiu. Sa i takon argumentit
të ligjit të lustracionit, Moisiu insistoi
se qëllimi i vetëm i kësaj nisme
është të "tulasë" drejtësinë. D.M.
Fabrikat
Krahas fabrikës së Gërdecit,
prokuroria ka zbuluar se Mihal Delijorgji
është "ndihmuar" nga disa
uzina të demontimit të municioneve,
ajo e Gramshit dhe Poliçanit.
Në këto uzina kompania "Albademil"
dërgonte predha të artilerisë
së rëndë për demontim. Në fund të
procesit, "Albademil" përfitonte
tunxhin dhe pjesët e plumbit që
kishin predhat. Ndërsa ushtria përfitonte
një pjesë shumë të vogël,
duke mbetur "duar bosh" për shkak
të neglizhencës së drejtuesve.
Dy ditë më parë organi i akuzës deklaroi
se firma private e drejtuar nga
Delijorgji, nën ryshfetin e majmë,
ka demontuar disa armatime në
këto fabrika, duke "paguar" një
shumë të vogël. Por mësohet se
drejtorët e këtyre uzinave mund të
kenë marrë "urdhër" për lejimin e
aktivitetit nga "Albademil". Gjithsesi,
faktet dhe provat e mbledhura
nga organi i akuzës do të verifikohen
në gjyqin që do të zhvillohet në
Gjykatën e Lartë.