Policia e Kosovës merr masat për festën e pavarësisë
Prishtinë -Policia e Kosovës bëri të ditur se ka marrë të gjitha masat për 17 shkurtin, ditën kur Republika e Kosovës do të festojë 1 vjetorin e krijimit të saj. "Strukturat e policisë së Kosovës do të jenë në gadishmëri të plotë në të gjithë territorin e vendit", ka siguruar Shpend Maxhuni, ndihmësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, duke i bërë njëherazi apel qytetarëve të jenë të matur dhe të festojnë pa eksese ditën e pavarësisë.
“Policia e Kosovës do të veprojë sipas një plani të mirëpërcaktuar dhe do të kontrollojë jo vetëm trafikun për të siguruar një rrjedhë normale të tij, por edhe shmangien e përdorimit të armëve“, tha Maxhuni i cili u ka kërkuar qytetarëve, sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës apo edhe në enklavat serbe, të përmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve. Edhe në pjesën Veriore të Mitrovicës do të jenë trupa të policisë së Kosovës, tha ai duke cilësuar se puna është koordinuar me EULEX, sikundër edhe me KFOR-in.
Ai pohoi gjithashtu se në pikat e kalimit kufitar janë marrë të gjitha masat për të mirëpritur ndonjë fluks të mundshëm të shqiptarëve që mund të vijnë për të qënë pjesë e festimeve. “Deri tani ka patur një fluks normal”, tha Maxhuni. Sipas shtypit të Kosovës, pak ditë më parë është paralajmëruar se serbët do të shkaktonin trazira në pikat kufitare.