Rexhepi: Qytetarë, festoni me maturi përvjetorin
Mitrovicë-Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka bërë thirrje sot qytetarëve të kësaj komune, për qetësi dhe maturi në festimet për 1- vjetorin e pavarësisë së Kosovës, që nisën sot në këtë qytet, i ndarë në dy pjesë prej vitit ’99. “Edhe qytetarët e Mitrovicës kanë të drejtë të festojnë përvjetorin e pavarësisë së tyre, por duhet maturi dhe vetëpërmbajtje”-deklaroi Rexhepi.
Deklarata e Rexhepit vjen pas disa incidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit në Mitrovicë dhe pas paralajmërimit për ardhjen nesër, në 1 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të një grupi deputetësh serbë që do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit të komunave serbe. Ai është shprehur kundër ndarjes së Mitrovicës, e cila që pas luftës vazhdon të jetë e ndarë në Mitrovicën e Veriut, ku jeton shumica serbe dhe të Jugut, ku jeton shumica shqiptare.
Dy realitetet e Mitrovicës, qyteti i dytë më i madh i Kosovës dhe ku ndarjet etnike janë më të mëdha se kudo tjetër, ndahen si me thikë nga lumi i rrëmbyer Ibër. E rrethuar nga male të ulëta në tri anë të saj, qendra e Mitrovicës deri në vitin 1999 shtrihej në të dyja brigjet e lumit. Por pas luftës, serbët u larguan drejt Veriut, ndërsa shqiptarët në Jug.
Megjithëse popullsia e Jugut të Mitrovicës është shumë më e madhe, pjesa veriore dhe të 20 mijë banorët e saj përbëjnë zonën e vetme urbane me shumicë serbe. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës ka planifikuar organizimin e një seri aktivitetesh për kremtimin e 1 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që nisën nga sot paradite me një manifestim të të gjitha klubeve sportive të Mitrovicës, për të vijuar më pas me një sërë ndeshjesh basketbolli, hendbolli, volejbolli, etj.