Obama nis fushaten. Nis beteja per te lekundurit
Presidenti amerikan, Barak Obama ka nisur fushatën për zgjedhjet e 2012-ës, duke udhëhequr një nga shumë evenimentet e mbledhjes së fondeve të cilat janë mjaft përcaktuese për një konkurrencë të fortë ndaj republikanëve. Pavarësisht se miratimi i publikut për punën e kryer nga presidenti është ende nën 50 për qind, shanset vetjake të Obamës për t’u rizgjedhur në 2012 janë në rritje.
Ekonomia amerikane është duke fituar pikë dhe republikanët kanë përpara një betejë të ashpër brenda radhëve të tyre për të gjetur kandidatin përballë Obamës.
Por, për të fituar sërish, Obama do të ketë nevojë për votuesit e lirë të cilët në fakt i braktisën demokratët nëntorin e kaluar në zgjedhjet e ndërmjetme të Kongresit dhe ndihmuan republikanët të kenë shumicën. Vetë presidenti duket se nuk ka humbur shumë nga optimizmi i fushatës së 2008-ës.
“Ne kemi për qëllim të fitojmë zgjedhjet e ardhshme. Ne besojmë në vizionin tonë për të ardhmen. Nuk ka asgjë të keqe në dëshirën për fitore. Ne nuk do të hynim fare në garë nëse nuk do besonim se kemi ide më të mira” tha Obama.
1 milion dollarët e mbledhur në ceremoninë e Floridës në fakt nuk do të përfshihen në llogarinë e zgjedhjeve presidenciale. Gjithsesi, Obama ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar bashkëpunimin me republikanët në lidhje me buxhetin, shkurtimet e të cilit kanë hasur në protesta.
Obama ka këmbëngulur se ka vullnetin për të bashkëpunuar, por nuk do të ketë shkurtime në ato që ai i konsideroi investime të domosdoshme në arsim, shkencë dhe teknologji. Ekspertët besojnë se demokratët do të përballen me një fushatë më të vështirë sesa republikanët që tashmë, kanë nisur forcimin e mazhorancës në senat dhe kongres.
Juli Prifti