E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt perfundimit rruga Fier- Cakran

Pas 15 vjetësh vështirësi në qarkullim është në përfundim aksi rrugor që lidh qytetin e fierit me komunën e Cakranit, komuna me e madhe në shqipëri me 17mijë banorë. Përfundimi i shumëpritur i rrugës pritet të shkurtoje distancat dhe të lehtësojë qarkullimin e automjeteve si dhe të zhvillojë më tej ekonominë dhe agrobiznesin e zonës.

“Është një rrugë që do të sjellë zhvillim në drejtim të biznesit. Falë investimit të qeverisë mbas 15 vjetësh kjo rrugë bëhet me asphalt” thotë kreu i komunës Vladimir Korcari.

Rruga ka një gjatesi prej 15 km dhe gjeresi prej 6 m dhe është ndërtuar me parametra bashkëkohorë. Vlera financiare e ketij investimi arrin në 300 milion leke te reja dhe është një financim i qeverisë shqiptare.

Aleksandër Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›