Obama paguan nga xhepi per fushaten e tij
Duket së krizës ekonomike nuk i ka shpëtuar askush. Kështu Presidentit amerikan, Barak Obama i është dashur të nxjerrë nga xhepi i tij 5 mijë dollarë për të financuar fushatën elektorale. Lajmin e kanë bërë me dije mediat amerikane.
Në një email të dërguar mbështetësve, vetë presidenti shpjegoi se një shifër e tillë nuk është e mjaftueshme për të kapërcyer vlerën e fondeve të rivalit të tij republikan Mit Romni, por siç shton Obama me nota optimizmi nuk ka "asgjë që së bashku nuk mund të tejkalohet”. Mesazhi i Obamës synonte të nxite më tej kontribues të mëdhenj dhe të vegjël në nivel lokal, fondet e të cilëve kanë luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në fushatën e Presidentit. Afërsisht 40 për qind e të gjitha fondeve që Obama ka siguruar në përpjekjet e tij për një mandat të dytë kanë ardhur nga donatorët e vegjël me 200 dollarë ose më pak në total. Në të kundërt rivali Mitt Romney ka siguruar vetëm 15 për qind të totalit të tij në këtë formë. Donacioni prej 5 mijë dollarësh përbën në fakt maksimumin ligjor që një individi për një kandidat presidencial. Individët mund të japin deri 30,800 dollarë në vit për një parti politike.