Obama, para Medvedev takon Gorbaçovin
Moskë - Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar bisedime me Mikail Gorbaçovin, deklaroi sot një zëdhënës i ish-udhëheqësit sovjetik, në një nga sinjalet më të fundit të përpjekjeve të Uashingtonit "për të shtypur butonin e një fillimi të ri" në marrëdhëniet me Rusinë. Sipas zëdhënësit Konstantin Petrenko, Gorbaçov ishte takuar të premten e kaluar në Uashington me Obamën dhe zëvendëspresidentin Joe Biden, autori i shprehjes ''rifillim i marrëdhënieve" muajin e kaluar. Ndërkohë, ai nuk dha detaje lidhur me bisedimet e zhvilluara mes Gorbaçovit, Obamës dhe Biden.