E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojne luftimet ne Siri vritet gazetarja japoneze

Gazetarja japoneze Mika Jamamoto ka mbetur e vrarë nga luftimet në Siri ku ishte korrespondente për Japan Press si dhe për disa transmetues të tjerë televizivë. Konfirmimi ka ardhur edhe nga ministria e jashtme e Japonisë nëpërmjet zëdhënësit të saj. Në momentin e vrasjes, reporterja ndodhej me një koleg të Japan Press, por nuk ëshët ende e qartë dinamika e ngjarjes. Sipas një kolegu të saj në terren, që ka qenë dhe dëshmitar okular i tragjedisë, gazetarja është goditur gajtë nëj shkëmbimi zjarri ndërmjet rebelëve dhe ushtarëve. Dëshmitari okular tregon se kishin parë një grup merreth 30 ushtarë me undiformë të cilët ishin afruar dhe kishin nsiur të qëllonin nga 20 metra largësi. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut tre reporterë të tjetë dy arabë dhe një turk rezultojën të zhdukur. Mika Yamamoto, 45 vjec, punonte për agjencinë e vogël të pavarur të lajmeve 'Japan Press'. Gazetarja e cila ishte një veterane e gazetarisë së luftës me eksperiencë në Afganistan dhe Irak ku i shpëtoi për mrekulli një bombardimi, kishte marrë dhe versionin japonez të çmimit “Pulitzer”. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes janë transmetuar nga mediat ndërkombëtare, mes të cilave dhe agjencia France Presse. Aty shihet një koleg i saj që është përkulur mbi trupin e saj. Mika Jamamoto është gazetarja e katërt e huaj që gjen vdekjen nga luftimet në Siri, që në mars të vitit 2011, pas Zhil Zhakier të France 2, i vrarë në Homs në 11 janar, amerikania Mari Kolvin, e Sunday Times dhe fotografi francez Rémi Ochlik, të vrarë në Homs në 22 shkurt. Ndërkohë që një numër i papërcaktuar gazetarësh sirianë kanë mbetur të vrarë gjatë 17 muajsh revoltë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›