E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama propozon kandidatin për ambasador në Shqipëri

Sipas Zërit të Amerikës, emri i Arvizu është njoftuar dje nga numri një i Shtëpisë së Bardhë dhe kandidatura e tij duhet të miratohet nga senati amerikan. Aleksandër Arvizu, diplomat karriere i shërbimit të huaj, aktualisht është drejtor i zyrës së zhvillimit të karierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit.

Më parë, ai ka qënë zv/Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit. Arvizu ka shërbyer si zv/Shef i Misionit në Bangkok të Tailandës, në Pnom Pen të Kamboxhias, si dhe në vende të tjera, si Kore e Jugut dhe Japoni. Ndërsa në Uashington ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›