E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama rinis takimin me drejtuesit e Kongresit

Presidenti amerikan Barak Obama, po takon liderët e Kongresit në bisedimet e minutës së fundit së Shtëpisë së Bardhë, në përpjekje për të arritur marrëveshje për rritjen e kufirit të fundit të borxhit kombëtar, ka njoftuar agjencia France Press.

Ai po takon liderin e shumicës demokrate në Senat, Heri Reid dhe lideren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosin, sikurse edhe kryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikanin Xhon Bohner si dhe liderin e minoriteteve në Senat Miç MekKonell.

Më herët, republikanët u tërhoqën nga bisedimet, duke thënë se administrata e Obamës kishte dalë me propozime që ishin jashtë marrëveshjes së meparshme.Por, një pretendim të tillë e ka hedhur poshtë vetë presidenti Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›