E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO kalon përgjegjësitë tek forcat afgane

Forcat e NATO-s, të udhëhequra nga Gjermania, kanë dorëzuar sot përgjegjësitë tek forcat lokale në Mazar-e Sharif, në kryeqytetin e provincës veriore të Balkut në Afganistan.

Guvernatori i Balkut Ata Mohamed Nur tha në ceremoni se “vënia përgjithmonë e barrës ushtarake dhe të sigurisë mbi miqtë tanë ndërkombëtarë nuk do të ishte racionale”.

Ai tha se pret që në planin aftashkurtër nuk do të ketë “vështirësi serioze”.

Dorëzimi i përgjegjësisë është pjesë e përpjekjeve të koalicionit për të kaluar sigurinë te forcat afgane deri në vitin 2014.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›