Norvegji, rritet bilanci në 92 viktima

Bilanci jo përfundimtar i dy sulmeve të djeshme terroriste në qendër të kryeqytetit Oslo, ka arritur tashmë në 92 të vdekur dhe 90 të plagosur nëpër spitale. Nga shpërthimi që ndodhi afër selisë së kryeministrit të Norvegjisë Jens Stoltenberg humbën jetën 7 qytetarë.
Shumë më i përgjakshëm ishte sulmi që u zhvillua në ishullin Utoya afër Oslos, ku dje ishin mbledhur mbi 700 të rinj të Partisë Punëtore të Norvegjisë.
Sipas burimeve të policisë, ditën e djeshme u vranë 84 të rinj, të moshës 14-18 vjeç, ndërsa vrasësi ishte 32 vjeçari norvegjez, ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik. Policia beson se këto dy sulme ishin të lidhura mes tyre.
Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg ka thënë se në mesin e të vdekurve ka edhe anëtarë të qeverisë. Ai i ka përshkruar sulmet si “tragjedi kombëtare.