Kinë:11 të vdekur nga aksidenti me tren

Një tren i shpejtë, ka dalë nga binarët dhe dy nga vagonat e tij kanë rënë nga një urë në Kinën Lindore duke lënë të vdekur 11 persona dhe lënduar 90 të tjerë.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, tha se treni po udhëtonte nga Hagzhou në Venzhou, ndërsa ka dalë nga binarët në provincën Zhejiang.
Kina është duke shpenzuar në ndërtimin e rrjetit hekurudhor për trenat e shpejtë.