E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv një makine në Lezhë, s`ka të lënduar

Një automjet ka shpërthyer në hyrje të fshatit Balldre, vetëm pak metra pasi kishte dalë nga një parkim shumë pranë superstradës që të çon drejt Shkodrës. Automjeti në pronësi të 32-vjeçarit Gëzim Lekstakaj ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit, por pa të lënduar drejtuesin e saj.

Sipas burimeve pranë policisë së Lezhës, mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pare të mjetit, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy automjete që po kalonin rastësisht.

Nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet mbërritja e ekspertëve të lëndëve plasëse nga Tirana për një ekspertizë më të specializuar.

32-vjeçari Lekstakaj u ka deklaruar uniformave blu se nuk ka asnjë dyshim për motivet e vendosjes së lëndës eksplozive në mjetin e tij, që fatmirësisht solli vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›