E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i Prokurorisë për "Mellarajn", reagon relatori i çështjes

Pas njoftimit të Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj shtetasve Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, pasi akuzohen se kanë ushtruar presion Gjykatës së Lartë për lirimin e një të dënuari të akuzuar për vrasje ka reaguar edhe kryetari i trupit gjykues i çështjes.
 

Gjyqtari i çështjes së Vilson Mellaraj, Gani Dizdari përmes zëdhënëses së gjykatës ka theksuar se Gjykata e Lartë është shprehur në lidhje me këtë çështje dhe vendimi është dhënë në bazë të rregullave dhe është bazuar në ligj. Ai ka shtuar se nuk ka asnjë dijeni për ndërhyrje lidhur me këtë çështje, ashtu siç pretendon Prokuroria se skandali është zbuluar nëpërmjet përgjimit të telefonave të tre personave nën hetim.
 

Ndërkohë Prokuroria ka deklaruar se ka nisur procedimin penal ndaj 3 shtetasve, të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë pranë Gjykatës së Lartë për ndryshimin e një vendimi gjyqësor. Prokuroria e Përgjithshme përmes një njoftimi për mediat bën me dije se shtetasit e akuzuar jan Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj.
 

Nga hetimet paraprake mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur ushtruar presion ndaj funksionarëve në Gjykatën e Lartë kanë favorizuar lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i cili akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe ka plagosur shtetasin Sravri Lalo.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›