E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inagurimet false te rrugeve ne Tirane

Gropat në rrugët e kryeqytetit nxjerrin në pah inagurimet false që janë bërë vitet e fundit për asfaltimin e rrugëve kryesore apo dytësore.
Cilësia e dobët e punimeve e ka shndërruar Tiranën në një kantier ndërtimi të përhershëm.
Rreth një muaj më parë Bashkia e Tiranës nisi punën për mbylljen e gropave në afro 100 rrrugë.
Jo vetëm rrugët por dhe trotuaret, kanë pësuar të njëjtin fat. Pasi janë hedhur paratë e taksapaguesëve të Tiranës, nuk është dashur shumë kohë që pllakat të thyhen apo të lëvizin dhe ky u shndërrua në një fenomen të përgjithshëm.
Aktualisht ndërmarrja nr 2 e Bashkisë së Tiranës, po punon jo vetëm për rehabilitimin e rrugëve dhe trotuareve të dëmtuar, por dhe për vendosjen e ndriçuesëve, mungesa e të cilëve shpesh herë bëhet burim aksidentesh.
Megjithatë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës është parashikuar shtrimi i rrugëve të lëna në harresë, por dhe të atyre që kanë grabitur paratë e qytetarëve të Tiranës. Këtë herë është premtuar cilësi dhe jetëgjatësi të këtyre investimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›