E Diel, 1 Nëntor 2026

France Holande akuzon sherbimin e inteligjences

Kryeministri francez Francois Fillon ka thënë se nuk kishte asnjë arsye për arrestimin Mohammed Merah para se ai qëlloi shtatë njerëz. Shërbimet e sigurisë janë kritikuar, pasi Merah kishte qenë nën vëzhgim për muaj të tërë. Fillon tha se nuk kishte asnjë element të vetëm për të sugjeruar një kërcënim.
Duke folur në radion franceze, Fillon tha se shërbimi i inteligjencës ka bërë një punë të përkryer. Kandidati socialist për zgjedhjet presidencie Francois Hollande tha se ka pasur gabime në mbikëqyrjen e Merah, i cili u vra nga një snajper ditën e enjte. Franca përballet me një presion të brendshëm në rritje për të hetuar mbi efikasitetin e shërbimeve të saj inteligjente.
Mediat franceze zbuluan të premten se 23-vjeçari ishte i përfshirë në “listën e zezë” të fluturimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtet ku i ndalohej hyrja. Në tre atentate të ndryshme, përfshi njërin në një shkollë hebreje, Merah vrau tre ushtarë jashtë detyre, tre fëmijë dhe një mësues. Sipas tij, sulmet ishin një mënyrë për “t’u hakmarrë” për vuajtjet e fëmijëve palestinezë dhe arabë, shkaktuar edhe nga ndihma e ushtrisë franceze në misione të ndryshme nëpër botë. Në përgjigje të kritikave të ardhur nga brenda vendit për punën joefikase të shërbimeve të inteligjencës, Ministri i Jashtëm, Alain Juppe u shpreh: “Mund të kuptoj njerëzit që ngrenë pyetje mbi dështimet e inteligjencës. Kjo është një çështje që do të dojë disa kohë të qartësohet”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›