E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama si presidenti Carter? Shpresoj!

Akuzat e Walter Russel Mead

Frika/Si shumë presidentë amerikanë, Barack Obama është i i influencuar në vendimet për politikën e Jashtme nga vijueshmëria e konflikteve: në rastin më të keq skenari më i keq është që mund të kemi një president të llojit të Jimi Karter. është frika që Walter Russell Mead ka shprehur në revistën e politikë ndërkombëtare Foreign Policy, me titullin “Sindroma Karter”
çështja e Afganistanit/Sipas Walter Russel Mead janë vendimet e marra për Afganistanin janë emblematike të skizofrenisë së Obamës: trupa të reja në front, por tërheqje nga qershori i vitit 2011. në vitet 70, presidenti Karter mbështeti rezistencën
kundër okupimi sovjetik të Afganistanit.

Edhe pse nuk i jam përgjigjur analizës së gabuar mbi politikën time të jashtme, ndjehem i detyruar të komentoj një shkrim të Walter Russell Mead (sindroma Karter), i botuar në revistën “Foreign Policy”. Mendoj se gazetari Mead ka gabuar kur ka përdorur shprehje si “Obama, në rastin me të keq mund të transformohet në një Jimi Karter të dytë”, “dobësi dhe pavendosmëri”, “inkoherencë dhe vazhdimisht i ndihmuar nga fati”, për
të cilësuar presidencën time.
është i rëndë fakti se Mead shkruan se “në fund të mandatit, presidenti Karter i ka dhënë mbështetje të plotë rezistencës kundër okupimit të Afganistanit nga BS, duke rritur buxhetin e Mbrojtjes dhe duke lënë të kuptohej se Amerika do të rriste prezencën e saj në Lindjen e Mesme”. Asnjë prej tyre nuk ishte e minutës së fundit, që nuk është marrë nga një ndërgjegjësim i vonshëm i gabimeve në vlerësime të bërë më parë. Vetëm në një rast ishte e paparashikueshme, kur Mbreti Shah i Iranit u rrëzua nga froni, pushtimi i Iranit nga Iraku dhe okupimi sovjetik i Afganistanit, që të gjitha iniciativat e kujtuara më lart ishin të planifikuara dhe të deklaruara para se unë të bëja betimin dhe të hyja në Shtëpinë e Bardhë. Midis tyre ka pasur vendime të forta kundër Kinës, Lindjes së Mesme, Panamasë, kontrollin mbi armatimin atomik, bilancin e Mbrojtjes, Rodezinë dhe të drejtat e njeriut. Nuk kam qenë asnjëherë në presion qëkur ndoqa një kurs paqeje në Lindjen e Mesme, dhe këtë e bëra qysh në ditën e parë të mandatit tim. Në rezidencën në Kamp Dejvit në javët në vazhdim, negociuam mbi një rezolutë të çështjes së Palestinës dhe fillimi i 1979 solli traktatin e Paqes midis Izraelit dhe Egjiptit. Edhe pse nuk janë nderuar detyrimet e marra përsipër në çështjen e Palestinës, asnjë nen i traktatit të paqes është shkelur. Për fat të keq, nga atëhere e deri më sot kemi pasur shumë pak progres, nëse kemi bërë ndonjëherë ndonjë hap në këtë drejtim.
Në planin e emfazës globale që i është dhënë prej nesh çështjes së të drejtave të njeriut, një prioritet absolut për mua është t’i jepnim fund regjimit të apartheidid në Afrikë. Filluam me Rodezinë (sot Zimbabve), me ndihmën e disa aleatëve të Europës, të britanikëve, të presidentit të Tanzanisë Julius Nyerere, të presidentit të Zambias, Kenneth Kaunda si dhe të liderëve të tjerë afrikanëve. Ai sforcim u shpërblye. Ne insistuam duke kërkuar fundin e një regjimi represiv, duke i thënë t’i “jepnin një votë të gjithë qytetarëve”, çka në vitet në vazhdim ka dhënë frytet e saj. Me shumë mundësi, sfida politike më e rëndësishme ishte sigurisht të përballesha me negociatat e traktatit mbi kanalin e Panamasë dhe ratifikimin i tij në Senat. Ajo detyrë, që ishte tej mase jopopullore, por taksative, ishte marrë nën shembullin e kohës së presidentit Lindon
Johnson, por ishte lënë pas dore sepse sillte dëme të mëdha politike dhe elektorale. Në cdo rast, ajo iniciativë e re lidhi fort marrëdhëniet e kombit tonë me disa popuj të Amerikës Latine dhe shumë vendeve të atyre që quheshin “Lëvizja e të paangazhuarve”, vende që më përpara kishin pasur marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Sovjetik.
Mbështetja jonë e plotë për të Drejtat e Njeriut dhe atyre lëvizjeve që luftonin për to pati në shumë vende një efekt të madhe dhe me rreze të largët. Pjesa më e madhe e vendeve të Amerikës Latine, përshembull, ishte e qeverisur nga diktatura ushtarake ose despotë të egër. Ne si SHBA hedhim poshtë çdo mbështetje që finalizohet në mbrojtjen e këtyre diktatorëve “miq” kundër atyre aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe kundër lëvizjeve indigjene. Kjo solli që në harkun e katër viteve një numër i madh vendesh nisën procedurat për të organizuar zgjedhje demokratike - ose u premtuan se do t’i bënin
ato - në presion të vazhdueshëm nga ana jonë dhe atyre heronjve të guximshëm që sfidonin regjimet represive. Shumë shpejt, të gjithë këto vende u bënë demokraci.
Pas pushtimit sovjetik të dhjetorit 1979, nuk hezituam aspak të ndihmonim
rezistencën e afganëve, dhe në fjalimin tim të mbajtur në Kongres pas një muaji, deklarova se e dënoj më gjithë forcë okupimin dhe informova sovjetikët që çdo agresion tjetër do të ishte interpretuar si një kërcënim direkt i sigurisë së vendit tonë, dhe pastaj do të kisha reaguar sipas rrethanave, pa u kufizuar tek armët konvencionale.
Politika jonë në Iran konsistoi në bërjen të mundur që mbreti Shah të mbajë fronin, me kushtin që të bënte reforma politike dhe të evitonte që fanatikët ekstremistë të merrnin pushtetin, por në fund ishin vetë iranianët që vendosën. Gjesti i pajustifikueshëm i kapjes dhe i sekuestrimit të diplomatëve amerikanë nga ana e militantëve ishte kauza që solli humbjen time në zgjedhjet pasardhëse, por vendimi im për të mos bërë asnjë ndërhyrje ushtarake ishte një vendim i urtë. Me forcën tonë të madhe mund ta kishim shkatërruar Iranin, por kjo do të sillte humbje jetësh tek mijëra civilë iranianë të pafajshëm dhe në atë rast pengmarrësit do të vrisnin amerikanët.
Kurse ne, preferuam të insistonim, me forcë të madhe duke ezauruar çdo mundësi diplomatike që na jepej. Në fund, falë ndihmës së algjerianëve dhe të të tjerëve, negociova natë e ditë, pa ndalesë, për tre ditë të gjata – të fundit të presidencës time – meqë sapo po merrte investiturën presidenti i zgjedhur Roland Regan dhe këshilltarët e tij e këshilluan të mos futej në një punë të tillë dhe nuk e informuan për progreset e bëra. Pengjet amerikanë hipën në bordin e një avioni dhe mbetën në pritje derisa u bë inaugurimi i Presidencës së re, dhe ju lejua të linin Iranin pasi përfundoi mandati im si president i SHBA-ve. Ishin të gjithë, mirë gjallë e shëndoshë. Nuk e di sa është e vërtetë që ne nuk i angazhuam në luftime ushtarake gjatë presidencës time, nuk e shikoj si një
shenjë dobësie, as si një gjë që duhet të justifikohet. Ditëm të mbajmë paqen, për ne dhe për të tjerët, dhe e shtrimë shumë influencën tonë në botë, duke mbrojtur kështu sigurinë, fuqinë, idealet dhe integritet të SHBA-ve.

Jimmy Carter ka qenë president i 39-të i SHBA-ve

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›