Obama s’ndryshon sekretarin e Thesarit
Uashington -Presidenti amerikan Barack Obama nuk do ta zëvendësojë Sekretarin e Thesarit Timothy Geithner. Obama tha për mediat amerikane se nuk do ta pranonte dorëheqjen e Geithner edhe nëse ai do të paraqiste një të tillë. Geithner po përballet me kritika të shtuara lidhur me mënyrën se si po trajton krizën ekonomike dhe me dështimin e tij që të bllokonte drejtuesit e kompanisë American International Group që të jepnin shpërblime për punonjësit e tyre në vlerë prej 165 milionë dollarë.
Shpërblimet janë dhënë nga fondet e ndihmës për shpëtim të dhëna nga qeveria. Pritet që gjatë kësaj jave Geithner të paraqesë planin për shpëtimin dhe mëkëmbjen e sistemit financiar amerikan.
Shpërblimet janë dhënë nga fondet e ndihmës për shpëtim të dhëna nga qeveria. Pritet që gjatë kësaj jave Geithner të paraqesë planin për shpëtimin dhe mëkëmbjen e sistemit financiar amerikan.