E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holbrooke: SHBA të ndryshojë plan për drogën në Afganistan

Uashington -I dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke i cilësoi si humbje kohe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara gjatë tetë viteve të fundit për të luftuar tregtinë e drogës nga Afganistani. “Uashingtoni do të ndryshojë strategjinë në luftën kundër opiumit në Afganistan”-tha Holbrooke.

Ai shtoi se SHBA-të kanë shpenzuar 800 milionë dollarë çdo vit në luftën kundër narkotikëve në Afganistan, por pa asnjë rezultat. Afganistani prodhon 90% të heroinës në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›