E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown ngushton avantazhin me konservatorët

Londër -Kryeministri britanik, Gordon Brown e ka ngushtuar avantazhin e Partisë Konservatore në opozitë nëpër sondazhe, por mbetet ende pas rivalit të tij, sipas një sondazhi të bërë publik sot. Sondazhi i ComRes për gazetën "Independent" të ditës së sotme i jep partisë konservatore në opozitë një avantazh prej 11 pikësh, me 41 për qind të votave, e pandryshuar që nga shkurti.

Partia Laburiste e Brown rritet me pesë për qind, duke marrë 30 për qind të votave, ndërsa liberaldemokratët bien me po kaq, në 17 për qind të votave. Kreditet e laburistëve janë rritur muajt e fundit, ndërsa Brown, që do të zhvillojë zgjedhjet në qershor 2010, po përpiqet të bindë zgjedhësit se veprimet e tij për ta nxjerrë ekonominë britanike nga kriza, po funksionojnë.

Masat e tij fillestare sollën një rritje të pikëve në sondazhet e vitit të kaluar, por rritja e papunësisë dhe shqetësimit lidhur me aftësinë e tij për të përballuar krizën më të rëndë ekonomike në vend që prej disa dhjetëvjeçarësh, kanë çuar në përkeqësimin e fatit të tij politik. Sipas sondazhit të fundit, afro 60 për qind e 1,002 personave të pyetur nuk mendojnë se ekonomia do të fillojë të tregojë shpejt shenja përmirësimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›