E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i NATO-s, kryeministri danez Rasmussen?

Uashington -Kreu i ardhshëm i NATO-s, sipas të gjitha gjasave, do të jetë kryeministri aktual i Danimarkës. SHBA-të ia kanë bërë të qartë homologëve të tyre në Aleancën Veriatlantike se e mbështesin kandidaturën e danezit Anders Fogh Rasmussen. Burimet amerikane konfirmojnë se Rasmussen është kandidati kryesor për të zëvendësuar holandezin Jaap de Hoop Scheffer. Pritet që njoftimi i parë zyrtar të bëhet në takimin e NATO-s më 3 dhe 4 prill. Kreu i ri i NATO-s duhet ta marrë detyrën në muajin gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›