E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama sulmon Romnin me antireklamë për punësimin

Në video shfaqen ish-punëtorë të një impianti çeliku që u ble dhe më pas u mbyll nga “Bain Capital”, firma private e bashkë-themeluar nga Romni. Kompania e Romnit blinte impiante fabrika etj dhe nxirrte fitime të mëdha duke ulur fuqinë punëtore e duke rritur efektivitetin. Shpesh ai mbyllte fabrika dhe shërbimin e transferonte tek një tjetër.

“Ishte si vampir. Erdhi dhe thithi jetën nga ne”, thotë në reklamë një ish-punonjës i “GST Steel”.

Romni e ka sulmuar vazhdimisht Presidentin Obama se ka dështuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

Kredencialet e ish-guvernatorit të Masacustesit janë shikuar gjithmonë si pjesa thelbësore e fushatës presidenciale të Mit Romnit, i cili udhëheq garën mes kandidatëve republikanë. Në muajin gusht, me shumë gjasa Romni do të marrë mandatin për t’u bërë sfiduesi republikan i Presidentit Obama për zgjedhjet e nëntorit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-14 19:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›