E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, Shqipëria jep llogari në Bruksel

Në këtë takim, mori pjesë ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe ajo e Integrimit, Majlinda Bregu. Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, theksoi se nga Shqipëria tashmë po vijnë lajme pozitive, teksa inkurajoi palët që të vazhdojnë dialogun e nisur.

“Është mirë që ne po marrim disa lajme të mira nga Shqipëria. Koha ecën shpejt, zgjedhja e Presidentit po vjen, progres- raporti gjithashtu ndaj duhet ecur me ritëm. Jemi të kënaqur që partitë janë angazhuar në bashkëpunim. Unë jam i kënaqur që situata ka ndryshuar”, tha Kukan.

Sipas tij, nëse këto reforma do të materializohen, atëherë do të ecet më shpejtë përpara. “Do të jetë dhurata më e mirë për Shqipërinë nëse merrni statusit e vendit kandidat për këtë vit”, theksoi ai.

Haxhinasto: Progres në të gjitha fushat

Në fjalën e tij, Haxhinasto theksoi se po punohet me intensitet në të gjitha fushat, duke theksuar këtu se është bërë progres në fushën e reformës parlamentare dhe atë zgjedhore. Ai tha se po bëhen diskutime dhe konsultime të vazhdueshme midis partive politike në vend për zgjedhjen e Presidentit të ri. “Për sa i përket reformës elektorale, ashtu sikurse tha edhe zonja Bregu, komisioni i reformës elektorale është i vendosur për të vazhduar këtë proces. Është një proces në vazhdim. Janë disa çështje që po trajtohen në lidhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Në shtator do të kemi përfundimin e këtij procesi sipas standardeve ndërkombëtare. Për disa çështje për t’u përmirësuar janë mbrojtja e fëmijëve. Për sa i përket lirisë, çka kush është i lirë për të pasur akses në të gjitha fushat”, theksoi ai.

Bushati: Gati të heqim imunitetin

Në këtë takim, mori pjesë edhe kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati, i cili përmendi gjerësisht kontributin e opozitës në kryerjen e reformave. Ai veçoi si shqetësim zgjedhjen e gjyqtarëve në mënyrë të politizuar.

“Zgjedhjet në Gjykatatën e Lartë dhe Kushtetuese kanë qenë të politizuara, pjesa më e madhe e zgjedhur nga presidenti Topi janë hedhur poshtë nga Parlamenti. Gjykata kushtetuese do ketë 9 anëtarë jo vetëm 8. Këto fakte tregojnë rëndësinë për të siguruar një proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e Presidentit. Gjyqësori, mbrojta dhe shërbimi demokratik janë të rëndësishme, lufta kundër korrupsionit, në gjyqësor, e drejta e pronës dhe antidiskiminimi kundër komunitetit rom, Jemi të gatshëm të heqim imunitetin, do japin kontributin tonë për të çuar para reformën dhe për ti mbikëqyrur nëse zbatohen siç duhet, kërkojmë që qeveria ti ktheje fjalët në vepra”, deklaroi Bushati.

Ai shtoi se reforma parlamentare ende nuk ka gjetur një zgjidhje.“Për sa i përket reformës parlamentare janë dy çështje, të cilat nuk kanë gjetur një zgjidhje. Eurodeputetë nga Holanda na kanë pyetur në lidhje me gjyqësorin dhe ne themi se vërtetë gjyqësori ka probleme. Janë disa pika që në këtë fushë që duhen rishikuar dhe implementuar më mirë. Prioritetet për Shqipërinë duhen përmbushur”, theksoi më tej ai.

Bregu: Na vlerësoni për atë çfarë kemi arritur

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kërkoi që Shqipëria të vlerësohet mbi atë çka ajo ka arritur deri më tani. “Ky është moment i rëndësishëm i Shqipërisë. Reforma elektorale, po përpiqet të traskiptojë propozimet e dy partive në përputhje me kërkesat e OSBE/ODIHR, afati shkon deri nesër, por shpirti i dialogut do të jetë mbi gjithçka. Ka pasur frymë të re bashkëpunimi, por janë të pranishëm në planin e veprimit, gjithashtu edhe reformat e tjera të rëndësishme në rrugët Evropiane, do theksoja një nga mesazhet e Bushatit për heqjen e imunitetit. Që nga marsi gjatë takimit të MSA në emër të qeverisë i kam shprehur zotit Mirel gatishmërinë për heqjen e imunitetit për të marrë statusin e vendit kandidat. Ka ende një rrugë të gjatë përpara nesh, ju lutëm të na gjykoni nga ajo që kemi arritur dhe nga ajo që do arrijmë që të ecim para duke patur punët përpara”, bëri thirrje Bregu. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-14 17:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›