Kouchner: Kosovarët të pranojnë planin e Moon
Paris (start)- Ministri i Punëve të Jashtme të Francës Bernard Kouchner, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian ka kërkuar nga udhëheqësit kosovarë, që të pranojnë planin e sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon, plan të cilin e ka pranuar edhe Serbia.
“Ekziston marrëveshja prej gjashtë pikave që vjen nga Kombet e Bashkuara, dhe të cilën e kanë pranuar serbët. Ajo tashmë duhet të pranohet nga ana e Prishtinës. Ky dokument është i nevojshëm për ta dërguar EULEX-in”, ka deklaruar Kouchner, pas takimit të Këshillit të Ministrave në Bruksel, ku thuhet se është “zhvilluar një debat i gjatë për Kosovën”.
Kouchner ka garantuar se prania e EULEX-it në Kosovë, do të jetë garantues i integritetit territorial të saj.