Jeremiç: Raporti i Mun, sipas kërkesave serbe
Beograd (Start)-Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç shprehet i bindur se raporti i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki Mun do të jetë i pranueshëm për Beogradin dhe në përputhje me kushtet që i ka vënë Serbia për shtrirjen e EULEX-it. Sipas tij, nga bisedat që ka pasur me kreun e OKB-së ka kuptuar se raporti do të "përfshijë kërkesat e Serbisë, ashtu siç ka kërkuar Beogradi". “Nëse Ban Ki Mun prezanton një raport të tillë, "Serbia është e gatshme që të përkrahë raportin. Në të kundërtën, në rast se raporti nuk është i pranueshëm për Serbinë, "Rusia do ta bllokojë miratimin në Këshillin e Sigurimit".", thotë Jeremiç.